Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festa për vizat, Tirana shpërthen në muzikë dhe efekte vizuale
English

Festa për vizat, Tirana shpërthen në muzikë dhe efekte vizuale

Tiranë, 12 nëntor, NOA – Një festë e madhe është duke u zhvilluar prej mëse gjysmë ore në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, ku mijëra qytetarë janë mbledhur nga të gjitha anët për të marrë pjesë në koncertin e madh festiv "Në Evropë pa Viza", të organizuar nga qeveria me rastin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Deri tani, qytetarët e pranishëm në këtë koncert madhështor i kanë përshëndetur këngëtare të njohura si Rosela Gjylbegu apo Jonida Maliqi, e në këto momente janë duke u falur emocione djelmoshat nga Tetova të grupit “Elita 5”, aq të preferuar për publikun shqiptar.

Ky koncert ishte parashikuar të zhvillohej që ditën e martë, menjëherë pasi u konfirmua nga Komisioni Evropian vendimi zyrtar për heqjen e vizave me vendin tonë, por tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së hënës të rënies së një autobusi në një humnerë pranë Fratarit, përgjatë aksit rrugor Fier-Ballsh, i prishi planifikimet rreth saj.

Qeveria menjëherë reagoi duke i ndërprerë aktivitetet festive për heqjen e vizave për 48 orë, ndërsa sot qytetarët janë duke shijuar koncertin e planifikuar...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE