Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi në ceremoninë e ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore
English

Topi në ceremoninë e ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore

Tiranë, 14 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte i pranishëm sot paradite në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Në ceremoninë e përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm Ambasadorja britanike, Fiona Mekiluam, Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani,

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shumë qytetarë.

Pas shërbesës fetare dhe mbajtjes së dy minutave heshtje, Presidenti Topi u përul me respekt para memorialit të 46 ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarëve dhe civilëve britanikë si dhe sakrificat e vetëmohimin e tyre gjatë luftërave të ndryshme, duke vendosur një kurorë me lulëkuqe, simbolin e Ditës së Kujtesës.

a.k/NOA

KOMENTE