Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha viziton familjen e policit të vrarë, Pajtim Alistava
English

Berisha viziton familjen e policit të vrarë, Pajtim Alistava

Tiranë, 15 Nëntor, NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë ngushëllimi në familjen e oficerit të policisë Pajtim Alistava, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik gjatë kryerjes së detyrës.

Duke i shprehur familjarëve ngushëllimet më të thella të tij për humbjen njeriut të tyre të dashur, kryeministri Berisha u shpreh se Pajtim Alistafa për kohën që shërbeu ishte shembullor dhe në emër të këtij shërbimi sakrifikoi jetën, duke i lënë familjarëve të tij nder të madh, por, natyrisht, edhe dhembje të pakompensueshme.

“Urojmë që të gjeni forcën ta përballoni këtë dhembje, pasi ajo është shumë e madhe. Ngushëllim mbetet emri dhe nderi i tij, pasi ai ju ka nderuar ju, familjen, shoqërinë dhe forcat e policisë”, u shpreh kryeministri.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

n.e/NOA

KOMENTE