Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria franceze, kryeministri sërish në detyrë pasi dha dorëheqjen
English

Qeveria franceze, kryeministri sërish në detyrë pasi dha dorëheqjen

Paris, 15 nëntor, NOA – Qeveria franceze ka pësuar mjaft ndryshime ditët e fundit, ndërsa kryeministri François Fillon ka dhënë dorëheqjen para presidentit Nikolas Sarkozi, por është lutur prej këtij të fundit që të rimandatohet sërish në këtë post.

Ndërkaq, kabineti ka pësuar tronditje jo vetëm nga një lëvizje e tillë, por edhe disa emërime të reja dhe ndryshime brenda tij, të ndërmarra nga Sarkozi.

Kështu, për shkak të rezultateve të dobëta në sondazhet e fundit, presidenti i Francës, ka vendosur që ta zvogëlojë kabinetin e tij qeveritar.

Ndërsa ky i fundit më parë kishte 37 ministra, në të ardhmen do të ketë vetëm 30 ministra.

Ministri i Jashtëm Bernard Kouchner, është zëvendësuar nga ministrja e deritanishme e Drejtësisë Michele Alliot-Marie.

n.e/NOA

KOMENTE