Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asnjë përfaqësim shqiptar në “Ditët e Kulturës” në Londër
English

Asnjë përfaqësim shqiptar në “Ditët e Kulturës” në Londër

Shkup, 24 nëntor, NOA - Asnjë artist dhe institucion kulturor shqiptar nuk është ftuar në manifestimet “Ditët e Kulturës Maqedonase” në Britani të Madhe, një projekt i financuar nga qeveria e Maqedonisë.

Siç mëson agjencia e lajmeve INA, rreth 40 artistë maqedonas, grupe muzikore, shkrimtar dhe autor filmash deri më 28 Nëntor do të prezantojnë të arriturat dhe potencialet e kulturës së republikës së Maqedonisë, ndërsa mungon përfaqësimi i kulturës shqiptare.

Në këtë manifestim, ministria e Kulturës ka siguruar një prezantim të kulturës turke, nëpërmjet Teatrit Turk të Shkupit me një shfaqje teatrale.

Në shënimin e këtyre manifestimeve në Londër po merrë pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Mileska. Shumica e manifestimeve do të organizohen pranë qendrës kulturore “Tabernakul” në Londër.

Koncerte të muzikës klasike, koncerte folklori dhe etno muzikës, ekspozita, shfaqje teatrale, dhe promovim librash, etj.

Ky është diskriminimi i radhës që bën Qeveria dhe Ministria e Kulturës e Maqedonisë, pas skandalit të njejtë ku nuk ishte ftuar asnjë artist apo institucion kulturor shqiptar në ditët e kulturës maqedonase në SHBA, që u mbajtën muajin e kaluar.

NOA-INA
KOMENTE