Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, të dëmshpërblehen qytetarët për trafikun
English

PD: Të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, të dëmshpërblehen qytetarët për trafikun

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Këshilltarët e Partisë Demokratike do të kërkojnë nga Bashkia e Tiranës që të dëmshpërbleje qytetarët që u bllokuan në trafik dy ditë më parë në kryeqytet.

Nisma e marrë nga këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak pritet të konkretizohet ditën e sotme. Drejtues të këshilltarëve të PD-së kanë kërkuar paradite, mbledhjen urgjente të këtij institucioni, në mënyrë që Bashkia të dëmshpërblejë qytetarët.

Nisma e PD-së pritet të sjellë jo pak debate, duke qenë se Bashkia e Tiranës akuzoi Ministrinë e Brendshme, se qëllimisht bllokoi trafikun në kryeqytet ditën e hënë.

“Grupi i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, do të thërrasë mbledhje jashtë rradhe të Këshillit të Bashkisë së Tiranës me qëllimin e vetëm marrjen e të gjitha masave administrative e organizative dhe para së gjithash gjetjen e fondeve të nevojshme për të zhdëmtuar deri në qindarkën e fundit qytetarët e dëmtuar prej Ramës” tha sot kreu i këshilltarëve të PD-së, Fredindnd Pone.

Vet kreu i Bashkisë Edi Rama, e cilësoi si një akt kriminal faktin që punonjësit e policisë nuk ishin në kryqëzimet kryesore në Tiranë dhe sollën bllokimin prej 4-5 orësh të trafikut në akset kryesore.

Nga ana tjetër PD dhe LSI e cilësuan sjelljen e Ramës si të papërgjegjshme dhe antiligjore.

Pas replikave politike, tashmë këshilltarët e PS dhe LSI në Këshillin Bashkiak do të kërkojnë dhe dëmshpërblimin e qytetarëve që qëndruan në trafik për disa orë.

a.k/NOA

KOMENTE