Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthen automjeti te rruga e Elbasanit, plagoset drejtuesi i tij
English

Shpërthen automjeti te rruga e Elbasanit, plagoset drejtuesi i tij

Tiranë, 24 nëntor, NOA – Rruga e Elbasanit në Tiranë, është tronditur para pak minutash nga një shpërthim që plasi brenda një automjeti, i cili ka lënë të plagosur edhe drejtuesin e tij.

Siç konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA rreth ngjarjes në fjalë, ka qenë një automjet me targat TR 2029 T i cili ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i tij ka pësuar plagë teksa gjendej brenda tij, por për fat të mirë nuk e ka humbur jetën dhe asnjë person tjetër nuk është lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE