Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prish qetësinë publike me motor, ndalohet nga policia
English

Prish qetësinë publike me motor, ndalohet nga policia

Shkodër, 27 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Nikoll Preçi, lindur dhe banues në fshatin Nënshat të komunës Hajmel.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se në mesditën e djeshme, ky person ka qenë duke drejtuar një mjet motor pa targa në qytetin e Lezhës, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Më pas, në vendin e ngjarjes ka shkuar patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Lezhë e cila i ka bërë thirrje këtij shtetasi që të ndalonte por shtetasi i sipërpërmëndur i ka fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë.

Më pas, këta të fundit, kanë arritur ta shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet do t’i referohen prokurorisë së Lezhës për veprat penale të, “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, ”Prishje të qetësisë publike” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/1,239/2 dhe 274 te Kodit Penal, ne ngarkim të shtetasit Nikoll Preçi.

n.e/NOA

KOMENTE