Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kupa e Pavarësisë, KF Renova nga Tetova fiton trofeun futbollistik
English

Kupa e Pavarësisë, KF Renova nga Tetova fiton trofeun futbollistik

Vlorë, 28 Nëntor 2010 NOA/ R.Bulku - Në ndeshjet e futbollit midis skuadrave të shqiptarëve të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës në ditën e pavarësisë në Vlorë, fitues është shpallur KF Renova nga Tetova e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Në ditën e pavarësisë, Qyteti i Vlorës, qendra e festimeve të kësaj feste ka mikpritur për të dytën herë radhazi miniturneun e futbollit “Kupa e Pavarësisë”, mbështetur këtë vit nga operatori celular Plus i cili sponsorizon edhe kombëtaren për sezonin eleminator të Euro 2012.

“Kupa e Pavarësisë” një iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit ka bashkuar në ditën e pavarësisë kombëtare në këtë miniturne futbollistë të disa skuadrave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.

Konkretisht janë ndeshur mes tyre skuadrat e Besës së Kavajës si përfaqësuese nga Shqipëria, KF Renova nga Tetova e Maqedonisë, fituese e kampionatit maqedonas, KF Liria nga Kosova, fituese e Kupës së Kosovës dhe KF Otrant, ekip shqiptar nga Ulqini.

Në finalen e këtij miniturneu janë ndeshur KF Renova nga Tetova e Maqedonisë dhe KF Liria nga Kosova, ku fituese me rezultatin 1 me 0 është shpallur KF Renova nga Tetova e Maqedonisë.

Kupa e Pavarësisë shënoi edicionin e dytë radhazi dhe Federata Shqiptare e Futbollit parashikon ta shndërrojë këtë iniciativë në një traditë të përvitshme.

r.b/NOA

KOMENTE