Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haradinaj lirohet përkohësisht nga burgu, nga 17 dhjetori-14 janar
English

Haradinaj lirohet përkohësisht nga burgu, nga 17 dhjetori-14 janar

Prishtinë, 8 dhjetor, NOA – Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-se, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovës është liruar me kusht nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë. Kjo gjykatë ka miratuar kërkesën për ta liruar përkohëshish nga burgu Ramush Haradinajn, për periudhën 17 dhjetori-14 janar të vitit të ardhshëm.

Mediat e Prishtinës citohen të thonë se Haradinaj gjatë kësaj periudhe, nuk lejohet të largohet nga Prishtina.

E duke qenë se pas lirimit të tij nga burgu, në Kosovë do të jenë mbyllur edhe zgjedhjet e përgjithshme për qeverinë e re, haradinaj nuk duhet as të lëshojë deklarata publike.

Ai do të jetë i mbikëqyrur gjatë ditëve të lirimit me kusht, dhe duhet që të paraqitet në zyrën e policisë së EULEX-it në Prishtinë çdo dy ditë.

Prej disa javësh Ramush Haradinaj kishte bërë kërkesë për lirim të përkohshëm me qëllim që të ishte pranë bashkëshortes, që pritet të lindë fëmijën e tretë të tyre, gjatë periudhës së funddhjetorit e fillimjanarit të vitit të ri.

mit/NOA
KOMENTE