Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjaket kufiri Serbi-Kosovë në prag zgjedhjesh, ekzekutohet Salkoviç i koalicionit boshnjak
English

Përgjaket kufiri Serbi-Kosovë në prag zgjedhjesh, ekzekutohet Salkoviç i koalicionit boshnjak

Prishtinë, 8 dhjetor, NOA – Kur mbeten vetëm katër ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, sot është përgjakur kufirit që ndan Serbinë me Kosovën. Sipas policisë së Kosovës në kufirin Jarinë është ekzekutuar me armë zjarri Shefko Salkoviç, i cili ishte anëtar i koalicionit boshnjak “Vakat” në Kosovë, që mbron të drejtat e minoritetit boshnjak që jeton në territorin e shtetit të Kosovës.

Policia e Kosovës, informoi se Salkoviç ishte boshnjak nga Rvatska që ndodhet në komunën e Leposaviçit.

Përkatësinë e Salkoviçit në koalicionin boshnjak “vakat” e ka pohuar edhe Sadik Idriz, anëtar i këtij koalicioni.

Ngjarja ndodhi pas orëve të drekës në pikën kufitare mes kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që viktima ishte duke udhëtuar me makinë në shoqërinë e një personi tjetër, i cili ka mbetur po ashtu i plagosur.

Por, ndërsa ky aksion vrastar ndodh në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në 12 dhjetor, pra këtë të dielë, policia e Kosovës ende po punon për të zbardhur vrasjen, e cila sipas policisë nuk ka ndodhur për motive politike, por hamendohet për afera të tjera, dhe hetimi po intensifikohet në disa drejtime.

Janë ende të paidentifikuar edhe autorët e vrasjes, të cilët kishin si shënjestër të krimit, Shefko Salkoviç.

mit/NOA

KOMENTE