Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Seanca plenare e Kuvendit nuk do të mblidhet, shtyhet pa afat
English

Seanca plenare e Kuvendit nuk do të mblidhet, shtyhet pa afat

Tiranë, 8 Dhjetor 2010 NOA Update - Seanca plenare e Kuvendit nuk do të mblidhet nesër pasdite pasi deputetët janë të angazhuar në pjesën më të madhe të tyre.

Në një informacion të Kuvendit bëhet e ditur se seanca plenare e planifikuar të zhvillohej sot është shtyrë.

“Njoftohen të gjithë deputetët se, seanca plenare e ditës së enjte, dt 09.12.2010 nuk do të zhvillohet për shkak të impenjimit të deputetëve në zonat e përmbytura, në funksion të përballimit sa më të mirë të situatës së fatkeqësisë natyrore, në Qarkun e Shkodrës”, - thuhet në njoftimin zyrtar.

Burime jozyrtare thonë se po shqyrtohet mundësia e zhvillimit të kësaj seance ditën e nesërme.

Thuajse të gjithë deputetët e mazhorancës ndodhen në lëvizje të shpeshta në qarkun Shkodër.

Po ashtu edhe deputetë të opozitës kanë shkuar në zonën e përmbytjeve për të qenë pranë të dëmtuarve nga reshjet dhe shkarkimet e ujërave nga digat e hidrocentraleve.

e.r/NOA

KOMENTE