Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulm i hakersave të Wikileaks, dëmtohet faqja e kartave të kreditit MasterCard
English

Sulm i hakersave të Wikileaks, dëmtohet faqja e kartave të kreditit MasterCard

Londër, 8 dhjetor, NOA - Mbështetësit e faqes së internetit Wikileaks kanë sulmuar një prej korporatave më të fuqishme financiare në botë për transferimin e parave on-line. MasterCard, kompania që kryen transfertat dhe pagesat on-line është gjendur pak minuta më parë në sulmin e hakerave që mbështesin themeluesin e faqes Wikileaks Julian Assange.

Po ashtu dhe autoritetet suedeze konfirmuan se faqja prokurorisë që ka bënë padinë ndaj Asannge ishte sulmuar natën e kaluar dhe sot në.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se sistemi i MasterCrad është gjendur nën sulmin e njëpasnjëshëm të një grupi hakerash të cilët kanë dëmtuar serverat e kompanisë.

Ky sulm është një hakmarrje ndaj kompanisë e cila ka refuzuar të bëjë transfertat e donacioneve që jepeshin për Wikileaks.

Po sot, hakerat kanë dëmtuar dhe një tjetër sistem të transfertash bankare on-line, PayBack.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se dëmtimi i Master Card përbënë një ngjarje të rëndë, duke qenë se është një prej kompanive kryesore.

Mbingarkesa në sistemin e kompanisë është pranuar dhe nga vet drejtuesit e saj të cilët deklarojnë se janë paralizuar nga sulmi i hakersave.

e.r/NOA

KOMENTE