Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dallgët rrezikojnë çarjen e digës së Torovicës
English

Dallgët rrezikojnë çarjen e digës së Torovicës

Torovicë, (Lezhë), 10 dhjetor,NOA – Është kthyer sërish ankthi për banorët e zonës së Lezhës nga frika e çarjes së argjinaturës së Torovicës. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë raporton se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, argjinatura që mban liqenin e formuar gjatë ditëve të fundit në digën e Trovicës është rrezikuar seriozisht.

Era e fortë që ka fryrë dje në veri të vendit ka bërë që të ngrihen dallgë të mëdha në ujin e mbledhur prej 10 ditësh në fushën e Torovicës.

Dallgët kanë goditur argjinaturën e improvizuar me inerte gjatë këtyre ditëve. Duke qenë se dheu dhe inertet e hedhura janë vendosur në mënyrë rrethanore, dallgët kanë rrezikuar shembjen e tyre.

Stuhia ka nisur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme dhe ka zgjatur për rreth 40 minuta.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lezhë raporton se përfaqësues të Shtabit të Emergjencave dhe drejtuesit e autoriteteve lokale kanë qenë gjithë natën në argjinaturën e Torovicës, duke u përpjekur të mbushin pikatët e dobëtat që hapnin në argjinaturë dallgët.

Situata është vendosur nën kontroll gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndërkohë që duhet ende punë për mbajtjen e kësaj argjinature. Uji që është grumbulluar në fushën e Torovicës nuk është ulur asnjë centimetër prej 10 ditësh.

a.k/NOA

KOMENTE