Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Sot ditë krenarie për LSI, u hoqën radhët nëpër ambasada
English

Meta: Sot ditë krenarie për LSI, u hoqën radhët nëpër ambasada

Tiranë, 15 dhjetor, NOA – Hyrja në fuqi e vendimit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE është përshëndetur dhe nga Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një deklaratë dhënë në selinë e LSI-së, Meta u shpreh se pas 20 vitesh kanë marrë fund radhët nëpër ambasada dhe plotësimi i formularëve që refuzoheshin.

“Shqipëria kishte para 20 vitesh shumë radhë, që nga radha e qumështit, radha e mollëve dhe e peshkut, këto u hoqën. E vetmja që kishte mbetur ishte kjo nëpër ambasada ku plotësoheshin formularët që refuzoheshin”, tha sot Meta.

Ai u shpreh se për LSI-në kjo është një ditë e veçantë, duke theksuar se qëllimi i kësaj force ka qenë integrimi në Bashkimin Europian.

“Është një ditë e lumtur për LSI-në sepse heqja e vizave ka qenë një premtim dhe angazhimi madhor, ka qenë një nga arsyet se përse ajo është krijuar. Ka qenë një nga arsyet e formimit të koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve të qershorit 2009”, tha Meta.

Ai u shpreh se tashmë qytetarët shqiptarë do të jenë të barabartë me qytetarët europian.

“Unë dua të shpreh lumturinë time dhe të LSI-së për arritjen e kësaj dite të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, në mënyrë të veçantë për gjithë të rinjtë e vendit. Pas 20 vitesh ndihemi të lumtur që një ndër qëllime e Lëvizjes e Dhjetorit, kjo na motivon për të plotësuar më tej aspiratat”, tha Meta.

a.k/NOA

KOMENTE