Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi shokues: U pagova 100 mijë euro që të vras Berishën, më ngeci pistoleta
English

Rrëfimi shokues: U pagova 100 mijë euro që të vras Berishën, më ngeci pistoleta

Tiranë, 16 Dhjetor 2010 NOA - Kreu i “Bandës së Durrësit”, mundi t’i shpëtojë ekzekutimit të tij për shkak të ngecjes së pistoletës nga autori. I pandehuri Selman Heti shpjegonte në deklarimet e tij, se ishte kontaktuar nga i pandehuri Adriatik Coli për të kryer ekzekutimin e Berishës, ku për këtë vrasje do të paguhej me 100 mijë euro.

Sipas deklarimit të lexuar sot në seancë nga prokuroria Heti shpjegonte se ai nuk kishte mundur dot ditën e parë që ta vriste Berishës.

Më datën 5 maj të vitit 2005, sipas Hetit ai i është afruar afër Berishës, duke e plagosur, për shkak se i ka ngecur pistoleta.

Së bashku me Berishën atë ditë u plagosën edhe Isuf Morina dhe Ram Haxhiaj. Pas krimit mësohet se Heti është larguar me vrap.

Për këtë plagosje, i pandehuri ishte paguar me 25 mijë euro. I pandehuri shpjegonte në deklarime se i është kërkuar sërish që të kryente ekzekutimin e Berishës, por kësaj radhe do të merrte 70 mijë euro, për të cilën nuk kishte pranuar.

Prokuroria e krimeve të rënda pa përfunduar sot leximin e provave shkresore, të cilat janë administruar nga gjykata. Ndërkohë që mbrojtja do të japë vlerësimet e saj në seancën e radhës.

Të pandehurit e këtij procesi janë 16 persona, që akuzohen për 11 vrasje dhe 9 plagosje.

e.r/NOA

KOMENTE