Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reshjet e borës, bllokohet gjithë vendi
English

Reshjet e borës, bllokohet gjithë vendi

Tiranë, 17 Dhjetor, NOA – Shtimi i reshjeve të borës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar bllokim të të gjitha komunave dhe akseve rrugore.

Sipas raportimeve që autoritetet përkatëse bëjnë për agjencinë e Lajmeve NOA, në Kukës rezultojnë të bllokuara komunat Bushtricë, Zapod, Golaj, Gjinaj; ndërsa në Tropojë të tilla janë komunat Margegaj, Lekbibaj.

Kurse në zonën e Dibrës, problematikë shënohen Qafa e Ulzës, Qafa e Buallit dhe janë izoluar komunat e Trebishtës, Martaneshit dhe Macukullit.

Por gjendja më e rënduar duket se paraqitet në zonën e Korçës, ku qarkullimi në të gjitha akset rrugore të saj, mësohet se bëhet me zinxhirë.

Por edhe në zonën e bregdetit, gjendja nuk paraqitet më e mirë, ku mjetet e kanë shumë të vështirë kalimin në Qafën e LLogarasë.

n.e/NOA

KOMENTE