Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvritet bashkëshorti pas dhunës ndaj gruas, përsëritet “Romeo dhe Zhuljeta”
English

Vetëvritet bashkëshorti pas dhunës ndaj gruas, përsëritet “Romeo dhe Zhuljeta”

Vlorë, 18 dhjetor, NOA- Bashkëshortët Edison dhe Eglantina Haxhiraj, nga qyteti i Vlorës janë grindur mes tyre, pas dhunës ndaj së shoqes, bashkëshorti ka vrarë veten.

Pas goditjeve të dhunshme mbi të shoqen, Edison Haxhiraj, 34 vjeç duke menduar se e shoqja ka vdekur është hedhur nga kati i shtatë.

Një histori kjo e ngjashme me tragjedinë e Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta”, veçse këtu ngjarja zhvillohet në Shqipëri dhe në shekullin XXI.

Ngjarja ka ndodhur në Orikum, ku pasi ka lënë pa ndjenja të shoqen Eglantina, i tronditur nga situata që kishte shkaktuar, nuk e ka përballuar dot këtë fakt dhe ka vendosur ti japë fund jetës.

Ky version është bërë i ditur nga policia e cila ka marrë dëshminë e bashkëshortes.

Ky është i disati rast i dhunës brenda çiftit, ku si pasojë njëri nga bashkëshortët mbetet i vdekur.

a.y/NOA

KOMENTE