Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tërmet në Iran, vdesin të paktën 7 persona
English

Tërmet në Iran, vdesin të paktën 7 persona

Teheran, 21 dhjetor, NOA – Një tërmet i fuqishëm ka rënë në në juglindje të Iranit, duke shkatërruar 3 fshatra dhe shkaktuar të paktën 7 viktima.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, sipas të cilave, qindra të tjerë janë plagosur nga ky tërmet, që e kishte epiqendrën pranë qytetit Hoseinabad, në provincën Kerman.

Hoseinabadi ndodhet pranë qytetit Bam, i goditur nga një tërmet mjaft i përgjakshëm, që shkaktoi plot 31.000 të vdekur në vitin 2003.

Ndërkaq, tërmeti i djeshëm u pasua nga 22 pas lëkundje, një prej të cilave me fuqi 5 ballë dhe mësohet se dëmet janë shkaktuar në disa fshatra të zonës Sahraj.

n.e/NOA

KOMENTE