Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, familja e Gruevskit po transferon drejt Çekisë para
English

Maqedoni, familja e Gruevskit po transferon drejt Çekisë para

Shkup, 24 dhjetor, NOA-Familja e kryeministrit Gruevski po dyshohet se po bën transferim pa kriter parash.

Ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht kryetar i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë (PBM), Lube Boshkovski ka theksuar se shuma të mëdha parash po transferohen nga Maqedonia në një bankë çeke nga ana e familjes së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Boshkovski tha se paratë po transferoheshin me avionët e kompanisë së fluturimeve Ceh Airlines, në organizim të drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, i cili është djali i dajës së kryeministrit Gruevski, ndërsa gjithashtu ai përmend të involvuar edhe anëtarin tjetër të familjes Vllatko Mijallkov, i cili është këshilltar i parë i drejtorit të Doganave të Maqedonisë.

Ai paraqiti dokumente se drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov është pronar edhe i një kompanie private me seli në Pragë. Boshkovski hodhi dyshime edhe për posedimin e një banese nga ana e nënës së kryeministrit Gruevski në pjesën elite të Pragës, për të cilat të dhëna ai kërkon formimin e një komisioni me ekspertë vendor dhe të huaj për të hetuar këtë dyshim.

(INA)/NOA
KOMENTE