Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin replikat mes Rusisë dhe Perëndimit për dënimin e Khodorkovskit
English

Nisin replikat mes Rusisë dhe Perëndimit për dënimin e Khodorkovskit

Moskë, 28 dhjetor, NOA - Ministria e Jashtme ruse e ka quajtur si “të papranueshme” përpjekjen e SHBA-ve për të ndikuar në gjykimin e Mikhail Khodorkovskit. Në një deklaratë, ministria i refuzoi si “të pabaza” sugjerimet se procesi gjyqësor ishte një shembull i drejtësisë selektive.

Tashmë i burgosur që nga viti 2003 për mashtrime dhe evasion fiskal, Khodorkovski dhe bashkëpunëtori i tij Platon Lebedev janë shpallur fajtorë të hënën se kanë vjedhur naftë nga kompania e tyre, ish-gjiganti i naftës Yukos, dhe kanë pastruar fonde prej miliarda dollarë.

Në reagimin ndaj verdiktit, Shtëpia e Bardhë tha se “aplikimi selektiv i ligjit” minon reputacionin e Rusisë si një shtet që është i përkushtuar për thellimin e sundimit të ligjit.

Ministri i jashtëm gjerman tha se mënyra se si është zhvilluar procesi gjyqësor shënon një “hap prapa” për rrugën e Rusisë kah modernizimi.

Raportohet se gjykatësit Viktor Danilkin do t’i duhen ditë për ta lexuar verdiktin e plotë 250 faqesh dhe të shpallë dënimin.

Prokurorët po kërkojnë edhe 6 vjet të tjera burg- që do t’i mbante të pandehurit në burg deri në vitin 2017.

NOA

KOMENTE