Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë, hyn në fuqi ligji kundër duhanit
English

Spanjë, hyn në fuqi ligji kundër duhanit

Madrid, 2 janar 2011 NOA – Nga dita e sotme në Spanjë ka hyrë në fuqi ligji i rreptë kundër pirjes së duhanit. Kufizimet kërkojnë synon që baret, kafenetë dhe restorantet e tymosura, t'i kthejnë në zona ku ndalohet pirja e duhanit.

Kështu në Spanjë nga kjo e diel aplikohet një nga rregullat më të rrepta në Evropë për ndalimin e pirjes së duhanit.

Autoritetet pohojnë se në Spanjë vdesin çdo vit 53 mijë njerëz nga pasojat e konsumit të duhanit. Ndaj ata thonë se ligji i ri, do të vlejë për ndalim konsumi të duhanit jo vetëm në klube dhe restorante, por edhe në sheshet e lojërave, në vendet publike dhe në shkolla.

Duhanpirësit gjithashtu nuk do të munden ta ndezin cigare në transmetimet televizive, në afërsi të spitaleve apo në oborret e shkollave.

Deri tani në mbretërinë e Spanjës lejohej përdorimi i duhanit në lokale duke bërë një ndarje të tyre për konsumatorë dhe jokonsumatorë.

Greqi, ligji kundër duhanit është vënë në zbatim de jure për shtatë herë me radhë këto vitet e fundit por asnjëherë nuk ka funksionuar.

e njëjta gjë edhe në Shqipëri por me një përjashtim se ligji është hedhur për zbatim një herë dhe pak javë pasi hyri në fuqi, u shpërfill totalisht.

e.r/NOA

KOMENTE