Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në tetor, Papa mban samitin e paqes në botë
English

Në tetor, Papa mban samitin e paqes në botë

E hënë, 3 janar, NOA- Në 25 tetor të këtij viti Papa Benedikti XVI do të organizojë një samit të udhëheqësve botërorë fetarë për të diskutuar se si ata të promovojnë paqen në botë.
Në vendlindjen e Shën-Fransisit në Asisi do të mbahet ky samit, i cili u njoftua gjatë urimit për vitin e ri.
Ky eveniment do të shënojë edhe 25-vjetorin e një evenimenti të ngjashëm të organizuar nga Papa Gjon Pali II-të.
“Njerëzimi nuk duhet të mësohet me dhunën dhe konfliktet që krijojnë viktima dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve”, është shprehur Papa.
Papa Benedikti denoncoi dhunën në rritje ndaj të krishterëve në shumë pjesë të botës, ai iu bëri thirrje të krishterëve që përballeshin me intolerancë fetare që të mos i hapnin rrugë dekurajimit.
a.y/NOA

KOMENTE