Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Diveroli i “Gërdecit” dënohet me katër vjet burg
English

Diveroli i “Gërdecit” dënohet me katër vjet burg

Florida, 4 janar 2011 - Efraim Diveroli, trafikanti amerikan i armëve, kompania e të cilit arriti disa vjet më parë të siguronte një kontratë 300 milionë dollarëshe me Departamentin amerikan të Mbrojtjes, u dënua me 4 vjet burgim.

Ai u dënua për shitjen e miliona municioneve kineze të ndaluara Pentagonit për t’u përdorur nga forcat afgane. Vendimin e dënimit e mori dje një gjykatë në Florida, raporton radio VOA.

Tani 25-vjeçar, Efraim Diveroli e pati pranuar që në vitin 2009 fajësinë pas akuzës për komplot për mashtrim. Në një marrëveshje me organet e drejtësisë, Diveroli pranoi se në vitin 2007 pati planifikuar bashkë me punonjësit e kompanisë me bazë në Miami, AEY, për t’i shitur ushtrisë amerikane municione të ndaluara kineze me vlerën e 10, 3 milionë dollarëve, të cilat ata u përpoqën t’i paraqisnin sikur të ishin prodhuar në Shqipëri.

Ky veprim shkeli embargon e vendosur në vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armëve të prodhuara në Kinë, pas masakrës ndaj studentëve kinezë në sheshin Tienanmen të Pekinit.

KOMENTE