Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
U shfaq sot eklipsi i parë për 2011-ën
English

U shfaq sot eklipsi i parë për 2011-ën

Zyrih, 4 janar, NOA – Banorët e Evropës, Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore kanë sot shansin të shikojnë eklipsin e parë diellor për këtë vit, ku shfaqet gjysmë hija e Hënës.

Bëhet me dije se në fillim ky eklips ka prekur veriun e Algjerisë në orën 08.40 dhe më pas ka lëvizur drejt lindjes e madhe thuhet se disa zona në Evropën Perëndimore kanë parë një pamje përrallore të eklipsit të pjesshëm diellor ku pjesa me e madhe e diellit ose 4 të pestat e tij, ka qenë e mbuluar nga hëna.

Ky eklips diellor pason atë të fundit që ka ndodhur në vitin 2000, vit në të cilin u realizuan katër eklipse diellorë.

Ndërkaq, bota do të ketë mundësi të shohë gjatë vitit që sapo ka nisur 5 eklipse, nga të cilët 2 do të jenë hënore dhe dy diellore.

Pak javë më parë, ashtu siç ishte dhe paralajmëruar nga astronomët, Hëna u bë e kuqe dhe qytetarët në shumë vende të botës patën mundësinë të shohin eklipsin e plotë të Hënës.
n.e/NOA

KOMENTE