Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përsëriten zgjedhjet në Mitrovicë, vendimi nga Gjykata Supreme
English

Përsëriten zgjedhjet në Mitrovicë, vendimi nga Gjykata Supreme

Mitrovicë, 7 janar 2011, NOA- Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.


Sipas tij anulohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa urdhërohet KQZ-ja që t`i përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve.

Do të jenë 24 qendrat e votimit ku do të përsëriten zgjedhjet, nga 29 vendvotime që kishte kjo komunë.

Tashmë është në dorën e KQZ-së nëse zgjedhjet do të mbahen në gjithë Mitrovicën apo vetëm në këto 24 qendra.

Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Këtë lajm Hasani e dha gjatë një interviste për “Radio Evropa e Lirë”.

a.y/NOA

KOMENTE