Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ruli përballë drejtësisë, nuk zhbëhen akuzat ndaj tij për korrupsion
English

PS: Ruli përballë drejtësisë, nuk zhbëhen akuzat ndaj tij për korrupsion

Tiranë, 8 janar 2011, NOA Update – Ndërkohë që kryeministri Sali Berisha deklaron se lufta kundër korrupsionit është kushti i kushteve për reformat, Partia Socialiste vijon akuzat për korrupsion e shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli, i cili pak ditë më parë është kallëzuar në prokurori për bonuse në3 koncesionet e HEC-eve në pellgun e Bënçës dhe Progonatit. PS nëpërmejet deputetes Ermonela Felaj akuzoi ish-ministrin e Ekonomisë, aktualisht ministër i Bujqësisë për prishjen në mënyrë të paligjshme të garës për dhënien e koncesionit në këtë pellg, madje për të disatën herë, duke i dhënë bonus pikësh një kompanie, e cila nuk merrte fare pjesë në tender.

Deputetja socialiste në formën e disa pyetjeve i kërkoi ministrit Ruli të përgjigjet se përse Agjencia e Prokurimit Publik dhe Avokati i Prokurimeve i kanë gjykuar procedurat e ndjekura në kundërshtim me ligjin, apo se përse vetë ministri Ruli ka refuzuar të zbatojë vendimet e detyrueshme të dy institucioneve të lartpërmendura.

“ Zoti Ruli, cila është arsyeja që pas vendimeve të Agjencisë të Prokurimit Publik dhe Avokatit të Prokurimeve dhe pa pritur rezultatet e hetimit të plotë nga ana e këtyre institucioneve mbi procedurat e ndjekura në koncesionin e hidrocentraleve nga enti prokurues nën varësinë tuaj, Ju keni vendosur ndarjen dhe copëtimin e pellgut ujor të shpallur më parë në tender? Cila është arsyeja që ju i keni kërkuar qeverisë të miratojë nisjen e një praktike të re në dhënien e koncesionit duke ia mbivendosur atë praktikes së mëparshme”, theksoi deputetja e PS-së në një konferencë të posaçme nga selia rozë.

Deputetja Ermonela Felaj theksoi më tej se ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli nuk ka ku të shkojë tjetër përveçse përballë drejtësisë për akuzat e forta për korrupsion dhe shpërdorim detyre me koncesionet në HEC-e.

“Sidoqoftë, dëshirojmë t’ju themi zoti Ruli se skandali i radhës ku jeni përfshirë drejtpërdrejtë nuk është nga ato që mund të zhduken me një “bëje zot ëndërr”, deklaroi deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.

mit/NOA

KOMENTE