Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Varroset i gjallë për një javë: E bëj për bamirësi
English

Varroset i gjallë për një javë: E bëj për bamirësi

Londër, 8 Janar 2011 NOA/ Rid Bulku - Një “ekzorcist” anglez do të varroset i gjallë, në një thellësi prej 1 metër e 80 centimetër nën tokë dhe kjo vetëm me qëllime bamirësie sikundër ka deklaruar vetë protagonisti i çmendurisë së radhës.

Ian Lawman, nga Scunthorpe, i cili është gjithashtu një fallxhor dhe një yll i televizionit, ka theksuar se synon të zhvillojë talentin e tij deri sa të ketë sa më pranë të jetë e mundur, vdekjen dhe pastaj për tu rikthyer sërish në jetë.

“Ideja për tu varrosur i gjallë ka qenë e pranishme tek unë rreth dy vite më parë. Në fillim ishte vetë një mendim, por momentalisht që arkivoli im është gati, nervozizmi është më i pranishëm tek unë”, - deklaroi magjistari. Dhe ndërsa data e varrimit po i afrohet, Lawman është duke u trajnuar për të siguruar se çdo gjë do të shkojë sipas planeve të tij. “Nuk do të marr as ujë e as ushqim për një javë. Do të mjaftohem vetëm me 12 tableta sintetike që janë ekuivalente me 2 mijë kalori në ditë”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE