Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rivotimet në Kosovë, KQZ: Jo incidente serioze në zgjedhje
English

Rivotimet në Kosovë, KQZ: Jo incidente serioze në zgjedhje

Prishtinë, 9 janar 2011, NOA – Vetëm pak minuta më parë në konferencën e drejtëpërdrejtë për shtyp, të orës 17.00 Kryetarja e KQZ-së, në Kosovë Valdete Daka deklaroi se deri më tani në zgjedhjet e pjesshme në pesë komunat në Kosovë nuk janë vërejtur incidente serioze që do të dëmtonin procesin zgjedhor. Kryetarja e KQZ-së raportoi të dhënat paraprake për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme, që po zhvillohen në komunat, Skënderaj, Deçan, Drenas, Malishevë e Lipjan, pesë komunat ku u hasën parregullsi gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Kosovë.

Zonja Daka informoi se deri në orën 16.00 në komunën e Drenasit kanë votuar 44.38 përqind e zgjedhësve, në komunën e Malishevës 30.55 përqind, në Skënderaj 41.19 përqind dhe në Deçan 27.38 përqind e votuesve, Lipjan 45,76 përqind e votuesve.

E pyetur rishtas për parregullsitë e evidentuara nga Lëvizja Vetëvendosja, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se janë vërejtur vëzhgues të partive që hynin në qendra votimi me bexhe të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Në këtë kontekst ajo rishtas ritheksoi se KQZ i ka pajisur vëzhgesit me bexhe të reja për zgjedhjet e pjesshme të 9 janarit.

Ndërkohë në këto zgjedhje janë vërejtur parregullsi të tilla sikundër cilësohen votimet familjare.

Duket se në orët e fundit të zgjedhjeve janë shtuar zgjedhësit pranë qendrave të votimit në komunat ku po rivotohet.

Më së shumti parregullsitë janë vërejtur në Drenas, pasi në Deçan situata ka qenë e qetë.

mit/NOA

KOMENTE