Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Dalje më e ultë në rivotime
English

KQZ: Dalje më e ultë në rivotime

Prishtinë, 10 janar - Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur rezultatin preliminar të përqindjes së daljes së votuesve në rivotim në pesë komuna të Kosovës. Nga shifrat e prezantuara sot në mëngjes shihet se dje ka pasur një pjesëmarrje më të vogël të zgjedhësve se sa para katër javëve, përkatësisht më 12 dhjetor.

Zyrtarët e KQZ-së thanë se votat janë ende duke u numëruar, por kanë shprehur besimin se të hënën në mbrëmje do të mund të dalin me rezultate preliminare.

“Dalja e votuesve sipas komunave është: në Deçan kemi gjithsej 12.881 votues, apo 34. 59 për qind, në Drenas 27 mijë e 377 votues, apo 58.68 për qind, në Lipjan, në një qendër të votimit, kanë votuar 1 256 votues apo 53.31 për qind, në Skenderaj 30 mijë e 379 votues apo gjithsej 61.60 për qind dhe në Malishevë, në një qendër votimi, kanë votuar

1 120 votues, apo 36.36 për qind”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

NOA/Koha

KOMENTE