Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një aligator i pazakontë portokalli, vihet re në Florida
English

Një aligator i pazakontë portokalli, vihet re në Florida

Florida, 11 Janar NOA - Një aligator portokalli është fotografuar në jug të Floridës. Gjithçka është bërë e ditur nga 74-vjeçarja Mythen Sylvia, e cila ndodhej në afërsi të këtij kanali në Venedik. E tronditur nga ngjyra e pazakontë që kishte, ajo e fotografoi atë menjëherë. Më pas ka kontaktuar radion lokale dhe një biolog. Fotografia e znj. Mythen u paraqit dhe në televizion, duke shkaktuar debate mes ekspertëve dhe kuriozitet të madh. Në fillim u supozua se kafsha mund të ishte me alpine, por pas një analizë më të detajuar të fotografisë u arrit në përfundim se ngjyra nuk mund të jetë me origjinë gjenetike. Hipoteza më e mundshme është që ngjyra të jetë shkaktuar nga diçka e mjedisit ku jeton ai aligator, ndoshta është përhapur një substancë në ujë. Shumë të ngjarë ka të jetë dhe një shaka dhe kjo duke partë theksimin e ngjyrës portokalli, e cila është e njëjtë dhe me maskotën e Universitetit të Floridës, që është pikërisht një aligator i veshur me një këmishë ngjyrë portokalli. r.b/NOA

KOMENTE