Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Videoja, trukim, Rama s’më heq nga pushteti me çimka
English

Berisha: Videoja, trukim, Rama s’më heq nga pushteti me çimka

Tiranë, 13 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se videoja ku shfaqen zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë është e montuar. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se montimi është bërë nga kreu i PS-së, Edi Rama. “Më duhet të falënderoj jo pa sinqeritet Edvin Ramën për nderin që më bëri me mundësinë dhe trukimin e videos, Rama dëshmoi se është i biri i të atit. Është aq i paskrupullt e amoral sa për të mundur kundërshtarin mund të bëjë çdo falsifikim. Imagjino çfarë mund të bëjë ky njeri me ju po të ketë pushtetin, kur trukon video e dokumente”, tha sot kryeministri Sali Berisha. Berisha tha për mediat se kreu i PS-së nuk mund ta largojë atë nga pushteti më anë të çimkave. “Çuni i Kristaqit urdhëroi “Top-Channel’ të montojë videon dhe kjo është demonstrim imoral i etërve të tyre, por se as çuni i Kiços, as i Kristaqit nuk do munden kurrë,as me çimka as me truqe të më heqin nga pushteti” . Kreu i qeverisë tha se sjella e opozitës më filmimin ku shfaqen dy anëtarë të kabinetit që flasin për pazare është mënyra sesi PS-ja mendon ti afrohet pushtit. “Një qëndrim të tillë e mbajnë larvat e bllokmenit. Janë të aftë të sajojnë dhe montojnë çdo gjë, gjithçka, pa asnjë lloj skrupulli, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen pushtetit”, tha Berisha. a.k/NOA

KOMENTE