Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhnin biçikleta, kapen katër hajdutë
English

Vidhnin biçikleta, kapen katër hajdutë

Shkodër, 13 janar 2011, NOA – Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga katër persona, të cilët kanë vjedhur rreth 40 biçikleta. Arrestimi i katër hajdutëve ndodhi para një ore pas një operacioni të mirëorganizuar nga efektivët e policisë. Katër personat e arrestuar për vjedhje janë Ndoj Pjetri, 19 vjeç, David Gjolaj, 21 vjeç Dhe dy adoleshentë D. P., 15 vjeç A. Rr., 15 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, në Shkodër. Pas hetimeve të policisë rezultoi se katër shtetasit në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm biçikletash. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre përkatëse, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej rreth 40 biçikleta, ndërkohë që 10 prej tyre ishin të çmontuara. Policia e Shkodrës i bën thirrje qytetarëve të cilëve u janë vjedhur biçikletat që të denoncojnë vjedhjen. mit/NOA

KOMENTE