Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: PS, Partia e Spiunëve të Shqipërisë
English

Meta: PS, Partia e Spiunëve të Shqipërisë

Tiranë, 16 janar, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta akuzoi sot me tone të ashpra kryetarin e PS-së, Edi Rama. Ai u shpreh se Rama e ktheu PS-në në partinë e spiunëve. “Edi Rama, i cili është regjisori kryesor i montazhit dhe titrave që ka vendosur. Edi Rama, ky mjeran çimkash e ktheu PS-së, pavarësisht se i ruajti inicialet, ajo është në drejtim e tij, Partia e Spiunëve të Shqipërisë”, tha Meta. Ai u shpreh se sot është koha e dezinfektimit të politikës nga çimkat dhe spiunët. “Unë e dhashë dorëheqjen i bindur jo vetëm në integritetin tim moral politik shoqëror, por sepse nuk mund të pranojë të komunikojë me prokurorinë e gjykatat si zëvendëskryeministër dhe ministër, pra si njeri me pushtet ekzekutiv”, tha Meta në mbledhjen e LRI-së së Tiranës. Meta tha se kjo është beteja e re moralë dhe ligjore me krimin e organizuar. Duke ju drejtuar të rinjve të LRI-së së Tiranës Meta u shpreh se “në vitin 1990 të rinjtë rrëzuan regjimin e spiunëve”. a.k/NOA

KOMENTE