Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lunaçek: Zgjedhjet u manipuluan
English

Lunaçek: Zgjedhjet u manipuluan

Prishtinë, 17 janar, NOA - Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka rrëfyer sërish përvojën e saj në zgjedhjet e 9 janarit. “Në këto zgjedhjet e dyta, nuk ka pasur trazira dhe përleshje të dhunshme, dhe ka pasur shumë përmirësime në organizimin, por rreth mbrëmjes gjërat ndryshuan. Frikësim (ishte kjo kohë kur u kërcënuan tre ekipet e misioneve diplomatike ndërkombëtare”, shkruan ajo në një artikull për mediat kosovare.

Ajo shprehet se pas këtyre parregullsive të shumta me fletëvotimeve mbushura, votime familjare e manipulime do të krijohet një parlament dhe një qeveri me legjitimitet të dyshimtë dhe që cenon kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo më tej përmend thirrjen e Pieter Faith për një qeveri me duar të pastra dhe legjitime, por nuk e di si do të reagojë PDK-ja dhe partitë e tjera.

Lunaçek, i është rikthyer komenteve nga disa politikanë në Kosovë për deklaratat e saj “ se ajo nuk ka kompetencë të flasë në këtë nivel”. Eurodeputetja shkruan me bindje “se pavarësisht fjalëve, një gjë mbetet e sigurt se procesi i manipuluar, pati frikësime, ndërsa nuk u thye kultura e mosndëshkimit. Kësisoj, Kosova nuk mund të ofrojë shembull të mirë”.

NOA

KOMENTE