Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagoset me armë dhe vdes një grua në Durrës
English

Plagoset me armë dhe vdes një grua në Durrës

Durrës, 17 Janar 2011 NOA – Një grua e re është plagosur me armë zjarri sonte dhe ka gjetur vdekjen me të mbërritur në spitalin e Durrësit dhe dyshimet e para bien mbi një vrasje ose vetëflijim të mundshëm. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 17 të qytetit bregdetar. Viktima është Albana Dalipi, rreth 28 vjeçe, banuese në lagjen nr 17 të Durrësit. Nga hetimet e para bëhet e ditur se e ndjera është plagosur me armë zjarri në stomak por plumbi ka depërtuar deri pranë zemrës duke bërë që ajo të ndërrojë jetë pak më vonë në spitalin vendor. Gruaja e re, nënë e një fëmije, u gjet e plagosur rëndë nga bashkëshorti i saj, sipas deponimit që ai i dha policisë duke thënë se e gjeti të përgjakur të shoqen brenda në shtëpi. Policia tha se dyshimet janë lokalizuar në dy pista, një vetëvrasje e mundshme si dhe një vrasje e kryer në rrethana të panjohura. e.r/NOA

KOMENTE