Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burg 39 vjeçarit nga Fieri, kalonte emigrantë të paligjshëm
English

Burg 39 vjeçarit nga Fieri, kalonte emigrantë të paligjshëm

E enjte, 20 janar 2011, NOA- Ditën e sotme është arrestuar një 39 vjeçar nga Fieri i dënuar për “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Sokol Agur Kuka, lindur në Fier.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2007, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 1 vit e 8 muaj burg dhe 2 milionë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Në maj të 2007-ës, Sokol Kuka, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë organizuar kalimin ilegal të disa shtetasve nga Fieri drejt Greqisë. Shuma që duhej paguar për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt shtetit grek ishte 700 Euro për person.

a.y/NOA

KOMENTE