Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjingjiç plan për të copëtuar Kosovën
English

Gjingjiç plan për të copëtuar Kosovën

E enjte, 20 janar 2011, NOA- Zbulohen planet e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç për ndarjen e Kosovës.

Zoran Zhivkoviç, pasardhësi i tij në krye të partisë, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se ish-kryeministri Gjingjiç kishte planifikuar shkëputjen paqësore të Malit të Zi nga Serbia dhe më pas ndarjen e Kosovës.

“Plani në fjalë hasi në kundërshtimin e disa prej zëvendësve të Gjingjiç dhe kabinetit të presidentit të asaj kohe, Vojisllav Koshtunica”, theksoi Zhivkoviç. Sipas tij, pjesë e këtij plani ishte edhe zgjidhja e çështjeve që kishin të bënin me krimin e organizuar, si dhe organizimi i ushtrisë. Zoran Gjingjiç u vra në mars të vitit 2003 nga Milorad Ulemek Legija dhe organizata e tij kriminale e njohur si klani i Zemunit, duke u zëvendësuar nga Zoran Zhivkoviç, i cili mori drejtimin e partisë.

a.y/NOA

KOMENTE