Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria: Para ligjit fajtorët, s’duam t’ia dimë nëse janë në politikë
English

Prokuroria: Para ligjit fajtorët, s’duam t’ia dimë nëse janë në politikë

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA - Prokuroria Shqiptare garanton se është e impenjuar për një hetim objektiv, të plotë e të gjithanshëm të ngjarjeve të ditës së sotme me qëllim individualizimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, jashtë ndikimit të çdo faktori politik.

Kështu reagoi mbrëmjen e sotme Prokuroria e Përgjithshme lidhur me ngjarjet e ndodhura në Tiranë ku te pakten tre vetë gjetën vdekjen dhe rreth 100 të tjerë u plagosën.

Pas ngjarjeve në protestën e zhvilluar sot, në mjediset para Kryeministrisë, çka solli si pasojë edhe vdekjen e tre shtetasve, Prokuroria Shqiptare njofton se është ngritur një grup hetimor i përbërë nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili është angazhuar me kryerjen e veprimeve të menjëhershme hetimore.

Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në vendin e ngjarjes, në mjediset pranë kryeministrisë, me qëllim këqyrjen e vendit, evidentimin dhe sekuestrimin e çdo prove materiale që gjendet aty. Krahas këtyre veprimeve është kryer marrja e librave të gatishmërisë dhe plani i masave pranë Gardës së Republikës si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit në vendin e ngjarjes.

Një pjesë e grupit hetimor është vendosur në Spitalin Ushtarak dhe ka realizuar këqyrjen e viktimave, këqyrjen e veshjeve të viktimave dhe sekuestrimin e tyre me cilësinë e provës materiale, qyrja dhe pyetja e të gjithë personave të plagosur, qofshin këta civilë apo efektiv të policisë.

Ndërkohë janë marrë vendimet për kryerjen e të gjitha ekspertimeve kriminalistike të nevojshme.

Pjesa tjetër e grupit hetimor është vendosur në komisariatet e Policisë së Tiranës, për marrjen në pyetje të të gjithë personave të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE