Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gratë protestojnë, Nikolla: Lironi demonstruesit, arrestoni dorën gjakatare
English

Gratë protestojnë, Nikolla: Lironi demonstruesit, arrestoni dorën gjakatare

Tiranë, 23 janar 2011, NOA – Një grup grash dhe nënash, simpatizante të Partisë Socialiste dhe të afërm të të arrestuarve të demonstratës së 21 janarit u mblodhën para pak minutash përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke protestuar për lirimin e 113 demonstruesve, të cilët u ngritën në demonstratën e 21 janarit për të kërkuar ndaljen e korrupsionit qeveritar dhe të drejtën e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë. Në emër të protestueseve gra, foli anëtarja e kryesisë së PS-së, dhe Kryetarja e Njësisë Bashkiake, nr.1, Lindita Nikolla, e cila i bëri thirrje policisë të lirojë demonstruesit e arrestuar. “Ne jemi sot këtu para këtij institucioni kushtetues, dhe duam të shprehim besimin ndaj tij, si një institucion që duhet të arrestojë ata që vranë demonstruesit e të lirojnë ata të pafajshëm që protestuan”, tha zonja Nikolla. Ajo kërkoi që të lirohen të gjithë demonstruesit, të cilët s’janë kriminelë. “Mos e vrisni ëndrrën e tyre për të protestuar në emër të lirisë e demokracisë”, theksoi Nikolla. Ajo nënvizoi se “dje dhe sot Shqipëria është në zi, pasi tre burra të ndershëm u vranë nga dora gjakaktare, e ndërkohë qindra djem mbahen nëpër komisariate”. “Ne jemi sot këtu sepse endemi nëpër dyert e komisariateve për të marrë informacion për të arrestuarit. Ata janë njerëz të ndershëm që dolën në demonstratë në emër të demokracisë dhe ne gratë e vajzat nuk mund të durojmë të arrestohen djemtë dhe burrat tanë. Ky është një turp i madh për zemrën e një nene dhe të një gruaje që duhet të rritë foshnjën e saj”, deklaroi Nikolla, duke përfunduar fjalën e saj përballë dyerve të Drejtorisë së policisë së Tiranës. Më pas gratë protestuan paqësisht duke iu afruar derës së këtij institucioni duke i bërë thirrje drejtuesve të saj të lirojnë të gjithë të arrestuarit e demonstratës së 21 janarit. mit/NOA

KOMENTE