Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalet kortezhi pranë vendit ku u vra njëri prej demonstruesve
English

Ndalet kortezhi pranë vendit ku u vra njëri prej demonstruesve

RAPORTIM MINUTE PAS MINUTE

Tiranë, 28 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Tashmë kortezhi i parë i homazheve për nder të viktimave i është afruar vendit ku u vranë tre demonstruesit, në sheshin mes Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit dhe dy Kullave, nën ndjekjen hap pas hapi të kamerave dhe bliceve.

Marshi i kortezhit, ku marrin pjesë edhe familjarë të demonstruesve pranë lidershipit të opozitës, i cili mban tre karafila të kuq në dorë simbol i tre demonstruesve të vrarë, është ndalur pikërisht në vendin ku u vra një prej viktimave të demonstratës.

Kortezhi i drejtuar nga Edi Rama nën hidhërim po bën homazhe ndoshta pikërisht aty ku mbeti i vrarë Hekuran Deda, protestuesi nga Dibra.

Pas kësaj ndalese të shkurtër e tërësisht paqësore kortezhi i është afruar tashmë vendit ku do të zhvillohen homazhet, pikërisht aty ku ndodhen edhe posterat me fytyrat e tre demonstruesve të vrarë me armë zjarri, pranë kryeministrisë.

mit/NOA

[media id=45 width=620 height=440]

KOMENTE