Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Thaçi humb premtimin, rritja e pagave nuk do të bëhet
English

Qeveria Thaçi humb premtimin, rritja e pagave nuk do të bëhet

Prishtinë, 1 shkurt 2011, NOA- “Shuma e paguar në llogarit individuale është paradhënie për të gjithë punëtorët që ndikohen nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe diferenca do të plotësohet pas aprovimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2011”, deklaron qeveria e Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, kjo qeveri njofton qytetarët se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave në sektorë të caktuar që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës mbetet në fuqi dhe se i njëjti do të zbatohet në mënyrë retroaktive, pas aprovimit të Buxhetit të Vitit 2011 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Më tej sqarohet se vonesa në zbatimin e këtij vendimi vjen si pasojë e zgjatjes së paparashikuar të procesit zgjedhor dhe vonesës së konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në përfundim të komunikatës, Qeveria e Kosovës i siguron të gjithë punëtorët që kanë përfituar nga rritja e pagave se vendimi për rritje do të realizohet me prioritet dhe në mënyrë retroaktive nga data 1 Janar 2011.

a.y/NOA

KOMENTE