Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrohet dhe digjet Aurora Trashani
English

Masakrohet dhe digjet Aurora Trashani

Tiranë, 2 shkurt, NOA – E kanë masakruar me mjete të mprehta dhe më pas e kanë djegur që vdekja e Aurora Trashanit të dukej si aksidentale. Burime jozyrtare policore, i thanë agjencisë NOA se e ndjera ishte kushërirë e afërt e Arenca Trashanit.

Viktima, rreth 35 vjeçe, u gjetur e vdekur sot në mëngjes në apartamentin e saj, në katin e pestë, në afërsi të “Zogut të Zi” në Tiranë, dhe fillimisht u mendua për vdekje aksidentale.

Sipas burimeve policore për agjencinë NOA, fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga gruaja kur kanë trokitur në portën e saj. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur hapjen e derës së blinduar dhe kanë gjetur të vdekur gruan.

Punonjësit e policisë nisën hetimet për shkaqet e vdekjes dhe nisën të marrin në pyetje dëshmitarët dhe fqinjët e gruas.

Nga hetimet e para u deklarua nga policia se vdekja mund të kishte ardhur nga asfiksia, si pasojë e ndezjes së pajisjeve ngrohëse në banesë. Në të vërtetë, e ndjera ngrohej nga një reflektor me gaz.

Por nuk ishte këtu pikënisja e vdekjes së Trashanit. Më herët se të përfshihej nga flakët dhe asfiksia e tymit të shkaktuar, sipas hetimeve të mëtejshme policore, 34 vjeçarja është qëlluar me mjete të mprehta, dyshohet thikë, disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. e.t/NOA

KOMENTE