Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti refuzon Komisionin: Ka shkelur ligjin
English

Presidenti refuzon Komisionin: Ka shkelur ligjin

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Këshilltari Juridik i Presidentit dhe ish-deputeti i Kuvendit, Spiro Peçi ka reaguar sot në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, për ngjarjet e datës 21 janar nga mazhoranca.

Në një deklaratë për mediat, Peçi tha se komisioni është i jashtëligjshëm. Ai u ndal në kërkesat për tabulatet telefonike të deputetëve dhe drejtuesve të shtetit. “Ligjet mbrojnë privatësinë, komisioni nuk mund të marrë atributet e prokurorisë”, tha sot Peçi.

Ai hodhi poshtë dhe mundësinë që Presidenti i vendit, Bamir Topi të jet i pranishëm për të dëshmuar në këtë komision. Peçi u shpreh se “komisioni nuk mund të thërrasë presidentin” dhe se një pjesë e procedurës së tij është në shkelje me ligjin.

“Presidenti e ushtron veprimtarin në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Presidenti nuk mund të thirret siç e kërkon komisioni”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE