Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërmjetësimi për dialogun, Lajçak sot në Tiranë
English

Ndërmjetësimi për dialogun, Lajçak sot në Tiranë

Tiranë, 3 shkurt, NOA – Rikthehet sot në Tiranë për të dytën herë brenda një jave i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Misioni i tij është ai i realizimit të ndërmjetësimit evropian për të siguruar ndoshta një dialog të pritshëm mes mazhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar në vend.

I dërguar posaçërisht nga komisionerja për Punë të Jashtme Katerinë Ashton, diplomati sllovak në Tiranë do të përcjellë mesazhet e takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për nevojën e një hetimi të pavarur për ngjarjet e demonstratës së 21 janarit.

Por edhe atë të detyrimit të përfshirjes së subjekteve politike, në procesin e zgjedhjeve lokale të 8 Majit, kur dihet se opozita po e konteston që tani pjesëmarrjen në to.

Ndërkaq, dje në Shqipëri ka qenë për një vizitë edhe ministri i Jashtëm slloven. Samuel Zgobar, i cili gjithashtu lançoi mesazhin e një dialogu të mundshëm politik mes të dyja palëve.

n.e/NOA

KOMENTE