Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidhjet e gjata tutelojnë shëndetin mendor
English

Lidhjet e gjata tutelojnë shëndetin mendor

Zelandë e Re, 4 Shkurt NOA - Sa më e gjatë të jetë një lidhje, aq më mirë do të jetë dhe shëndeti mendor, duke na mbajtur larg nga varësi të tilla si alkooli apo droga. Një fakt të tillë e mbështesin me bindjen më të plotë hulumtuesit në Universitetin e Otago, në Zelandën e Re, sipas të cilëve marrëdhëniet afat-gjate ulin frekuencën e probleme mendore. Hulumtuesit, të udhëhequr nga Dr. Sheree J. Gibb, kanë ekzaminuar 1 mijë vullnetarë rreth të 30-tave dhe arritën në përfundimin se ata që kishin lidhje të gjata, kishin një normë më të ulët të problemeve mendore. Tek beqarët norma ishte në 16%, ndërsa ata me një raport prej më pak se dy vjet rritej në 23%. Një përqindje akoma dhe më e ulët me 9%, nëse marrim parasysh në miqësinë dhe historitë e dashurisë mbi pesë vjet. Në lidhje me abuzimin ndaj alkoolit, ky problem prekte 12% të beqarëve dhe 3% të atyre që ishin në një lidhje të qëndrueshme.

r.b/NOA

KOMENTE