Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër, sekuestrohet 1 ton marijuanë, 1 në pranga, 3 në kërkim
English

Gjirokastër, sekuestrohet 1 ton marijuanë, 1 në pranga, 3 në kërkim

Gjirokastër, 8 shkurt 2011, NOA- Si pasojë e një operacioni të Policisë së Gjirokastrës, është sekuestruar 1 ton marijuanë, e cila synonte kalimin e kufirit jugor.

Operacioni i koduar me emrin “Koordinata”, e bllokoi këtë sasi droge në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat.

Burime zyrtare për agjencinë e lajmeve NOA, konfirmojnë se një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas po të njëjtit burim, mësohet se i ndaluari quhet Artan Bresha, 35 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Sarandës me automjetin e tij tip Furgon Tranzit me targa TP 07 65 B, rreth 820 kilogramë lëndë narkotike Mariuanë .

Gjithashtu bëhet e ditur se destinacioni i marijuanës ishte shteti fqinj, Greqia, ndërsa mjeti me të cilin po transportohej droga ishte një furgon, në pronësi të shtetasit Ardjan Halili, lindur dhe banues në Tepelenë.

Nga kqyrja e automjetit rezultoi se: Në brendësi të automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi rreth 180 kilogramë lëndë narkotike Mariuanë. Drejtuesi i automjetit është evidentuar dhe shpallur në kërkim .

Policia po vijon punën më tej, për të vënë në pranga tre personat e tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij trafiku.

a.y/NOA

KOMENTE