Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Kantrimen: Të vendoset sa më parë dialogu
English

Topi-Kantrimen: Të vendoset sa më parë dialogu

Tiranë, 9 shkurt, NOA – Nevojë për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, rivendosje e dialogut politik, një hetim tërësor, profesional dhe i ekuilibruar, që do të vërtetonin funksionimin e shtetit të së drejtës, qëndrueshmërinë e institucioneve të pavarura kushtetuese si dhe demokracisë funksionale të një vendi anëtar të NATO-s.

Këto kanë qenë porositë që zv/ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen, i la presidentit të Republikës, Bamir Topi, në kuadër të takimit të përbashkët mes tyre.

Takim i cili si] raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet presidenciale, u përqendrua në situatën politike të krijuar në Shqipëri, ku në mënyrë të veçantë u trajtuan zhvillimet më të fundit pas 21 janarit.

Presidenti i Republikës, nga ana e tij, thuhet se pasi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona mike dhe aleate dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ndihmesën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, e njohu Kantrimen me qëndrimin e tij institucional të shprehur publikisht.

Kryetari i Shtetit ritheksoi se tashmë po përjetojmë një moment tepër vendimtar, kur drejtësia shqiptare duhet të dëshmojë përpara qytetarëve të këtij vendi integritetin e saj profesional dhe moral, zotësinë për të hetuar, gjykuar e marrë vendime e pavarur nga presionet dhe ndikimet politike.

Presidenti nënvizoi se e vërteta dhe dhënia e drejtësisë janë nevojë dhe domosdoshmëri, madje sot më parësoret për t’i rikthyer qytetarëve shqiptarë besimin tek shteti dhe tek institucionet e tij të pavarura, tek respektimi dhe zbatimi i ligjit dhe të qenit të të gjithëve të barabartë në këtë pikë pa asnjë lloj dallimi.

“Ky do të ishte një kontribut thelbësor në rrugën për zgjidhjen e kësaj krize të pashembullt që pikësëpari duket se ka marrë peng shpresën e shqiptarëve jo vetëm për kapërcimin e saj, por dhe të alternativave që do iu ofrohen atyre nga forcat politike për të projektuar të ardhmen”, - u shpreh Presidenti Topi.

n.e/NOA

KOMENTE