Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Partitë të mbështesin përgatitjet për 8 majin
English

Wollfarth: Partitë të mbështesin përgatitjet për 8 majin

Tiranë, 14 shkurt 2011, NOA – Pas takimit që pati sot me Presidentin e Republikës Bamir Topi, një takim i thirrur nga zoti Topi në Presidencë me lajtmotiv zgjedhjet e 8 majit, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, iu bashkua sot Presidentit të Republikës në thirrjen ndaj të gjitha partive politike për të mbështetur përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e qeverisjes vendore të 8 Majit 2011. Në një deklaratë zyrtare Ambasadori Wollfarth theksoi se “Qytetarët shqiptarë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 8 Maj 2011, në datën e dekretuar nga President i Republikës. Dita e zgjedhjeve po afrohet me shpejtësi, koha po kalon,” tha Ambasadori Wollfarth.

Duke qenë se vetëm tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, Ambasadori Wollfarth u bëri rishtas thirrje të gjitha partive politike të njohin detyrimet e tyre ligjore dhe të respektojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar.

“Unë i nxis ato parti politike, që deri tani nuk kanë dhënë kontributin e tyre për përgatitjet e ndershme dhe transparente duke mos propozuar komisionerë, ta bëjnë këtë pa humbur më kohë”, apeloi Ambasadori i OSBE-së.

Në këtë kontekst, zoti Wollfarth thekson se “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të mbështetet nga afër në detyrën e tij për të caktuar të gjithë anëtarët e komisioneve në të 66 zonat e administrimit zgjedhor”.

Ambasadori i OSBE-së shprehu gatishmërinë e prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të mbështetur Shqipërinë edhe në këto zgjedhje demokratike.

mit/NOA

KOMENTE