Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CIA: Ç’do të bënim po ta kapnim Bin Laden
English

CIA: Ç’do të bënim po ta kapnim Bin Laden

Uashington, 16 Shkurt 2011 - Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, tha se nëse Shtetet e Bashkuara do t'i kapnin liderët kryesorë të Al Kaidës, Osama bin Laden apo Ayman al-Zauahiri, ata me siguri do të dërgoheshin në burgun ushtarak në Guantanamo.

Paneta foli për kapjen hipotetike të tyre duke u përgjigjur në pyetjen e një senatori gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

Prokurori i përgjithshëm, Erik Holder ka thënë se ai nuk pret që kreu i Al Kaidës të kapet i gjallë, citon radio Free Europe.

Tashmë 10 vjet Shtetet e Bashkuara përpiqen t'i kapin bin Ladenin dhe Zauahirin, për të cilët zyrtarët e inteligjencës besojnë se fshehen në Pakistanin veriperëndimor.

KOMENTE